U mbajt mbledhja e parë e ekzekutivit të Komunës së Ferizajt

Mbledhja e parë e ekzekutivit të Komunës së Ferizajt, në mandatin e ri të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu u mbajt paraditen e sotme. Në këtë mbledhje, Kryetari Aliu uroi drejtorët e drejtorive komunale për detyrën e tyre, duke vënë theksin tek synimi që ka qeverisja lokale, të punoj edhe më shumë, në rritjen e mirëqenies së qytetarëve ferizajas, përkatësisht realizimin e projekteve të shumta në dobi të qytetarëve. Gjatë mbledhjes, Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, njoftoi për përgatitjet që do të bëhen për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, përgatitjen nga ana e drejtorëve të drejtorive komunale të planeve të punës për tremujorin e parë të vitit 2022 si dhe mbylljen e çështjeve të hapura, kryesisht të karakterit raportues, siç kërkohet çdo fundvit. Në këtë mbledhje u caktua edhe data për dëgjimin publik me qytetarët të Kryetarit të Komunës, që do të mbahet më 22 Dhjetor 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …