U mbajt mbledhja e parë e KO për shënimin e 16 Qershorit në Malishevë

U mbajt mbledhja e parë e Këshillit Organizativ, për shënimin e 16 Qershorit-Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës  së Çlirimit të Komunës së Malishevës, e cila u drejtua, nga Kryetari i Komunës së malishevës, Ragip Begaj.

Anëtarë të Këshillit Organizativ janë partitë politike, shoqëria civile dhe përfaqësuesit institucional të Komunës së Malishevës. Në këtë  mbledhje, u diskutua për agjendën e shënimit të 16 Qershorit dhe për ndarjen e çmimeve tradicionale.

Qytetarët do të njoftohen me kohë me agjendën dhe aktivitetet që do të shënohen para dhe me 16 Qershor.

Kontrolloni gjithashtu

U Shënua Dita e Shkollës “Gëzim Hamza – Piktori”

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët (SHFMU) “Gëzim Hamza – Piktori” shënoi me një ceremoni …