U mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit komunal të Skënderajt

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit për muajin janar 2026, e udhëhequr nga Kryesuesja, znj. Adelina Spahiu – Alija.

Në mbledhje morën pjesë: Nënkryetari i Komunës, z.Fadil Nura, drejtorët e drejtorive si dhe anëtarët e Kuvendit.

Mbledhja e Kuvendit kishte këto pika të rendit të ditës:

1. Fjala hyrëse.

2. Miratimi i rendit të ditës.

3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

4. Propozim-vendim për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), Komuna Skenderaj. (Raporton Nënkryetari i Komunës z. Fadil Nura).

5. Propozim-vendim për formimin e komisionit përzgjedhës për drejtor dhe zëvendësdrejtor, Komuna Skenderaj. (Raporton Drejtori i DKA-së, z. Kastriot Duraku).

6. Shqyrtimi i raportit të punës së ekzekutivit të Komunës së Skenderajt, për vitin 2025. (Raporton Nënkryetari i Komunës z. Fadil Nura).

7. Shqyrtimi i raportit financiar të buxhetit të Komunës së Skenderajt, janar-dhjetor 2025. (Raporton Drejtori i DBF-së, z. Behxhet Maliqi).

8. Propozim-vendim për miratimin e raportit përfundimtar Nr.09-052/01-0052869/25, të datës 18.12.2025, i hartuar nga Komisioni Komunal, për vlerësimin e dëmeve te shkaktuara kryesisht nga zjarret, era, breshëri, ngricat dhe fatkeqësitë tjera, për muajin korrik-dhjetor 2025. (Raporton Drejtori i DShP-së, z. Arber Geci).

9. Propozim-vendim për rishqyrtimin e Vendimit Nr.01-020/01-0000460/26, të datës 05.01.2026, për formimin e Komitetit për Politikë e Financa (KPF). (Raporton Kryesuesja e Kuvendit, znj. Adelina Spahiu-Alija).

10. Pikë shtesë – Rishqyrtimin e Vendimit Nr. 01-463/01-0000466/26, të datës 05.01.2026, për miratimin e vendimit për publikimin e listës së përgjithshme dhe të veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës së Skenderajt, që planifikohen për dhënie në shfrytëzim personave fizik/juridik për vitin 2026, të miratuar në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Skenderajt të datës 30.12.2025. (Raporton Nënkryetari i Komunës z. Fadil Nura).

11. Pyetje të këshilltarëve nën pikën të ndryshme.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu fton me 17 shkurt secilin ferizajas të bashkohet në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim z. Ismail Tasholli …