U mbajt mbledhja komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit veteranit të UÇK-së dhe ish-punëtorit shumëvjeçar të Komunës, Naim Kerolli

Të mërkurën në ambientet e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”u mbajt mbledhja komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare, veteranit të UÇK-së dhe ish-punëtorit shumëvjeçar të Komunës, Naim Kerolli.

Në këtë mbledhje të dhimbshme, por me plot nderim, morën pjesë kryetari i komunës Fadil Nura, nënkryetari, Gjeneral Sami Lushtaku, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë e kolegë të Naim Kerollit.

Fjalë përkujtimore mbajtën Kryetari i Komunës, z. Fadil Nura, bashkëveprimtari e deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Nura, të cilët përkujtuan jetën dhe veprën e Naimit i cili jetoi me nder, punoi me përkushtim dhe kontribuoi me zemër për lirinë dhe shtetndërtimin. Ndërsa në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi vajza e Naimit.

Më pas delegacioni i komunës mori pjesë edhe në ceremoninë e varrimit duke i dhënë lamtumirën e fundit në varrezat e lagjes Kerolli në Polac.

Naim Kerolli do të kujtohet përherë si shembull i qëndresës, punës dhe përkushtimit për vendin.

Lavdi jetës dhe veprës së tij!

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet konsultim publik për Draft-Vlerësimin Strategjik Mjedisor dhe Planet Ndërkomunale të Menaxhimit të Mbeturinave

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës e komunës së Ferizajt ka mbajtur sot një konsultim …