U mbajt seancë solemne për nder të 5 dhe 6 majit ditëve te Dëshmorëve

Komuna e Deçanit ka nis aktivitete për shënimin e ditëve të Dëshmoreve 5 dhe 6 majit. Sot është mbajte seancë solemne ku fillimisht të pranishmit i ka përshëndet kryesuesi i Asamblesë dr.Haki Shehaj, duke e vlerësuar lartë vlerën më sublime të popullit shqiptar at që i solli Lirinë, djemtë dhe vajzat më të mira që jetën ja falen këtij vendi vlerën e UÇK-së. Çmimi i Lirisë ishte vërtet i shtrenjtë, me shumë mund, gjak e sakrifica, por mbetet faqe e shndritshme dhe e lavdishme e historisë tonë kombëtare. Deçani luftës se UÇK-së i dha mijëra luftëtarë të devotshëm, komandant të shquar, gjeneral të shquar e dhjetëra heronj  tha ai. Ndërsa  kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj tha se: përpjekjet disashekullore i kanë  dhënë vendit vlerën më madhështore, e që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, vlerë kjo që duhet të ruhet e te mbrohet nga gjithsecili duke shtuar se kushdo që mundohet ta mohoi këtë vlerë nuk do të arrij askund. Duke kujtuar kontributin e të gjithë brezave dhe luftën e lavdishme të UÇK-së ,Ramosaj tha se mbi to është ndërtuar edhe bashkëpunimi me shtetet aleate të NATO-s. “Liria është një vlerë që nuk ka çmim, që krijohet nga një vlerë kombëtare, nga një vazhdimësi shumë e madhe ndër shekuj për të ardhur deri këtu. Dhe po ashtu, me gjithë këto përpjekje me këta dëshmorë e këtë sakrificë që ne sot po mundohemi me e nderu, dhe respektu, ka lindur një vlerë e shenjët, kjo vlerë duhet me u mbrojt dhe duhet të ruhet. Njeriu që në këtë vend ka mu mundu me fy dhe me bastardu këtë vlerë, nuk ka me arritë diçka. Sepse mbi gjithë kontributin e këtyre brezave, e lëvizjeve të kohës e deri tek UÇK-ja, është kulmi më madhor i këtij kombi. Mbi këtë brez, mbi këtë ushtri, bashkëpunojmë edhe me shtetet aleate të NATO-s dhe kemi arritur çlirimin e këtij vendi” tha Ramosaj. Komuna e Deçanit ka 229 dëshmorë, ndërsa për të nderuar ata sot po bëhen homazhe pranë varreve të tyre dhe pranë lapidarëve të heronjve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …