U mbajt Sesioni i parë informativ rreth thirrjes së parë për aplikime i Projektit SUSI-LDF faza e 2-të

Projekti Iniciativa për Fermerët e vegjël të Suharekës – faza e dytë, financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe implementuar nga Fondacioni Fondi për Zhvillim Lokal ka mbajti sesionin e parë informativ rreth thirrjes së parë për aplikime për mbështetjen e fermerëve të vegjël, me theks të veçantë në femrat fermere dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale. Qëllimi i këtij donacioni është krahas ndihmës për fermerët të bëhet edhe përmirësimi, rritja dhe përpunimi i produkteve bujqësore. Në këtë sesion informues u dhanë informacione të detajuara rreth kritereve dhe formave të aplikimit. Fermerët që nga data 29.03.2017 mund të gjejnë materialet dhe informacionet e duhura në web faqen e Fondi për Zhvillim Lokal – www.ldf-ks.org si dhe të marrin informacione rreth procedurave në zyrën e LDF-së në objektin “Qendra e Biznesit” Komuna Suharekë. Te gjitha dokumentet dhe informatat shtesë për aplikim mund ti gjeni ne këtë link: http://ldf-ks.org/…/projekti-susildf-ftese-per-aplikime-mb…/

Afati për aplikim është deri me datën: 28 Prill 2017 ora 16:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …