Në Komunën e Deçanit u mbajt takimi i radhës i Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje. Temë e këtij takimi ishte raporti i Stacionit Policor në Deçan lidhur me rastet e raportuara të dhunës në familje gjatë vitit 2025, si dhe diskutimi i draft-planit të aktiviteteve për vitin 2026.
Në takim morën pjesë anëtarët e mekanizmit ndërinstitucional, me ç’rast Koordinatorja Komunale Kundër Dhunës në Familje, znj. Ajne Iberhysaj, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin, bashkëpunimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm gjatë vitit 2025.
Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje, si dhe nevoja për sensibilizimin e opinionit publik se dhuna është e papranueshme në çdo formë.
Mekanizmi Komunal rithekson se çdo rast i dhunës do të trajtohet me prioritet, duke siguruar mbrojtje dhe mbështetje për viktimat, në përputhje me mekanizmat institucionalë dhe legjislacionin në fuqi, me synim ndërtimin e një shoqërie më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.