U mbajt takimi “Përfshirja e Grave në Listat Zgjedhore dhe Roli dhe Rëndësia e Tyre në Vendimmarrje”

Në një atmosferë diskutimi dhe bashkëpunimi, në Malishevë u mbajt takimi me temën “Roli i Grave në Listat Zgjedhore dhe Rëndësia e Tyre në Vendimmarrje”, i organizuar nga zyrtarja për Barazi Gjinore-Vera Bytyqi.

Në këtë aktivitet morën pjesë Shefja e Kabinetit të Kryetarit – Blerta Krasniqi, zyrtarë administrativë, përfaqësues të organizatave joqeveritare, si dhe përfaqësues të subjekteve politike.

Gjatë takimit u diskutua për fuqizimin e rolit të grave në proceset vendimmarrëse, sfidat me të cilat ato përballen dhe rëndësia e përfaqësimit të barabartë në institucionet publike.

Duke theksuar nevojën për një pjesëmarrje më të madhe dhe më cilësore të grave në jetën politike, zyrtarja për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevës, Vera Bytyqi, u shpreh se: “Përfshirja e grave në listat zgjedhore dhe në vendimmarrje nuk duhet të shihet vetëm si përmbushje e kuotës gjinore, por si një vlerë dhe domosdoshmëri për zhvillimin demokratik të shoqërisë.”

Pjesëmarrësit vlerësuan se rritja e rolit të grave në politikë dhe institucione kontribuon në vendimmarrje më gjithëpërfshirëse, më të drejtë dhe më afër nevojave të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …