U përkujtua dëshmori Ilir Lushtaku

Në 18 vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Ilir Lushtaku. Më këtë rast shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Ilir Lushtaku” në Prekaz të Poshtëm ka mbajtur aktivitetet përkujtimore e kulturore kushtuar edhe ditës së shkollës.

Për jetën dhe veprimtarinë e Ilir Lushtakut ka folur Shaban Lushtaku, ndërsa në emër të Komunës së Skenderajt ka folur para të pranishmëve Hajriz Koci.

Fjalë falënderimi për pjesëmarrësit ka shprehur edhe vëllai i dëshmorit Ilir Lushtaku, Tahir Lushtaku.

Nxënësit e shkollës së fshatit ka shfaqur edhe një program artistik të përgatitur enkas për këtë rast.

Gjithashtu udhëheqës të institucioneve të Skenderajt, familjarë të dëshmorit, sportistë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, mësimdhënës dhe nxënës kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule pranë varrit të dëshmorit Ilir Lushtaku.

Në përkujtim të dëshmorit Ilir Lushtaku është mbajtur edhe turniri tradicional për veteranë në futboll të vogël.

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …