27, 28 dhe 29 janari i vitit 1999 do të mbeten përgjithmonë të pashlyeshme në kujtesën kolektive, për sakrificën heroike të 21 bashkëluftëtarëve të dëshmuar dhe të 9 qytetarëve liridashës, që ranë në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit, të cilët para jetës nën pushtim zgjodhën sakrificën për liri, ka thënë kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me rastin e shënimit të 27 vjetorit të rënies së dëshmorit Sahit Krasniqi.
Liria, pavarësia dhe shteti që i kemi sot, janë të palëkundshme dhe në themele kanë gjakun e të rënëve.