U përurua rrethoja e re dhe ndriçimi modern në fushën sportive të Shkollës “Haki Stërmilli” në Retijë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i shoqëruar nga Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Afrim Dina kanë përuruar të martën mbrëma rrethojën e re dhe ndriçimin modern në fushën sportive të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Haki Stërmilli” në Retijë.

“Sonte, së bashku me bashkëpunëtorë, mësimdhënës, nxënës dhe qytetarë, përuruam rrethojën e re dhe ndriçimin modern në fushën sportive të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Haki Stërmilli” në Retijë!

Përmes rregullimit të terreneve sportive, synojmë të promovojmë sportin, jetesën aktive dhe të shëndetshme, si dhe përfshirjen sa më të madhe të të rinjve në aktivitete fizike.

Të gëzojnë qytetarët dhe sportdashësit e Retijës”, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …