U prezantuan tre skenarët e Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Gjatë ditës së sotme, Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit e komunës së Ferizajt, në bashkëpunim me kompaninë INSI, prezantoi tre skenarët e Planit Zhvillimor Komunal.

Në hapje të këtij takimi, drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit, Arbër Bytyqi, theksoi se ky proces është tejet i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit.

Ai bëri të ditur se prezantimi i skenarëve të Planit Zhvillimor Komunal ka për qëllim informimin e publikut lidhur me skenarët zhvillimorë të Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt.

Ndërkaq, Ismajl Baftijari nga kompania INSI tha se deri te prezantimi i këtyre skenarëve është arritur pas një pune të gjatë, pasi i gjithë procesi është zhvilluar në mënyrë digjitale, me synim që qytetarët ta kenë më të lehtë qasjen në informacion dhe të njihen më mirë me përmbajtjen e planit.

Pas prezantimit të skenarëve, qytetarët e pranishëm parashtruan një varg pyetjesh dhe ngritën çështje të ndryshme, për të marrë informacione më të detajuara rreth Planit Zhvillimor Komunal.

Qytetarët e interesuar mund të informohen më në detaje edhe në sallën e Kuvendit të Komunës, ku janë të ekspozuar skenarët e Planit Zhvillimor Komunal të Komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj mbajti takimi e parë publik me qytetarët për vitin 2026

Sot u mbajt takimi i parë publik për këtë vit me qytetarët e Komunës së …