Urimi i kryetarit Latifi për festën e Bajramit të Vogël

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me rastin e festës së Kurban Bajramit i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam. Ai ndër të tjera ka thënë: Të nderuar bashkëqytetarë të Rahovecit, familjarë të dëshmorëve e të rënëve, familjarë të të pagjeturve, të gjithë ju bashkëkombës të besimit islam kudo që jeni, më lejoni  të shfrytëzoj rastin e t’ju uroj festën e Bajramit të Vogël! Këto momente feste, le ta forcojnë njerëzoren në ne, dashurinë ndaj njëri-tjetrit dhe sakrificën si çmim!

Besimi në hyjnoren le të jetë në shërbim të njerëzores, prandaj edhe kjo festë na shërben për ta parë se sa jetike për ne është dashuria ndërmjet nesh, toleranca ndaj të ndryshmëve dhe paqja e përbotshme.

Me fat, Bajramin e Vogël!

Smajl Latifi

Kryetar i Komunës së Rahovecit

Kontrolloni gjithashtu

Përkrahje madhështore nga Forumi i Gruas së nëndegës Beguncë!

“Një takim plot frymëzim, bashkëpunim e energji pozitive, i organizuar me përkushtim të jashtëzakonshëm në …