Vazhdon bashkëpunimi i mirë i drejtuesve të Mitrovicës, Vushtrrisë e Skenderajt

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ai i Vushtrrisë, Bajram Mulaku dhe nënkryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, kanë biseduar në ambientet e ndërtesës së komunës së Mitrovicës për hapat e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë në të mirë të qytetarëve të tria komunave.

Bahtiri, Mulaku e Nura, kanë konstatuar se bashkëpunimi i deritashëm i këtyre tri komunave ka qenë i suksesshëm dhe i gjithanshëm, por që ka ende mundësi dhe hapësirë për intensifikimin dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi rajonal në fusha të ndryshme, si dhe për këmbimin e përvojave me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarë.

Të tre drejtuesit komunal, në veçanti kanë biseduar për gjendjen e rëndë në Kompaninë rajonale për menaxhimin e mbeturinave “Uniteti”, të cilën e kanë vlerësuar si jo të mirë dhe që kërkon zgjidhje sa më të shpejt, me qëllim që shërbimet e saj ndaj qytetarëve të jenë cilësore dhe efikase.

Ata janë dakorduar për gjetjen e mundësive për të nxjerr nga kriza këtë kompani   dhe që obligimet e tyre në këtë drejtim t’i kryejnë me kohë, si dhe që menaxhimi i problemeve në këtë kompani, por edhe në të tjera, të cilat ofrojnë shërbime për qytetarët e rajonit, të jetë i koordinuar dhe i suksesshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …