Brickos

Vazhdon hapja edhe e 15 puseve në shkolla dhe fshatra të Mitrovicës

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, priti në një takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare nga Katari “Qatar Charity”, me të cilët bisedoi për vazhdimin e kontratës për hapjen e puseve në disa institucione dhe fshatra të komunës.

Komuna e Mitrovicës dhe“Qatar Charity”, kishin nënshkruar më 19.10.2015 një marrëveshje për hapjen e 25 puseve të ujit për pije në komunën e Mitrovicës. Deri tash janë hapur 10 puse, ndërsa kanë mbetur për tu hapur edhe 15 të tjera.

Në takimin e kryetarit Bahtiri dhe përfaqësuesit e “Qatar Charity”, nënshkruan sërish një marrëveshje për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe për përfundimin edhe të puseve të mbetur të pa hapura.

Ata me këtë rast përcaktuan sërish obligimet konkrete të secilës palë dhe u zotuan që ato të kryhen brenda afateve të përcaktuar.

Puset do të hapen kryesisht në shkolla dhe ambulanca, si nëpër fshatra, ashtu edhe në qytet, me ç’rast do të zgjidhet problemi i ujit për pije për mijëra nxënës dhe qytetarë.

Kryetari Bahtiri, i falënderojë përfaqësuesit “Qatar Charity”, për bashkëpunimin e deritashëm dhe për punën e mirë që kanë bërë në hapjen e puseve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …