Vazhdon përkrahja nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, ka vazhduar ndihmën për familjet në nevojë të komunës së Hanit të Elezit. Në shenjë të ndihmës për muajin e shenjët të Ramazanit, kjo shoqatë ditë më parë ka dhuruar pako ushqimore -higjienike për 100 familje me nevojë. Në emër të familjeve përfituese dhe të komunës së Hanit të Elezit Kryetari i Komunës Rufki Suma, shprehu falënderimin dhe mirënjohjen ndaj kësaj shoqate dhe hoxhës Halil Kastrati, për përkrahjen e vazhdueshme të ofruar për qytetarët e komunës së Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …