Vendoset pllaka përkujtimore në Shpellën e Lakuriqëve në Topillë të Shtimes si dhe mbahet ekspozitë me motive nga lufta e UÇK-së në pikën 6 të Parkut Memorial në Jezerc

Java e shëndetësisë ferizajase vazhdoi me aktivitete të shumta gjatë ditës së sotme. Ecja shtigjeve të lirisë, vendosja e pllakës përkujtimore tek Shpella e Lakuriqëve në Topillë të Shtimes dhe ekspozita me motive nga lufta e UÇK-së tek Pika 6 e Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc, ishin aktivitetet që shënuan një pjesë qendrore të organizimit të DSHMS-së. Në këto aktivitete morën pjesë qindra punonjës shëndetësor, prirë nga Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, deputeti Elmi Reçica, drejtori i DSHMS-së, Kemajl Emini si dhe menaxhmentet e punonjësit e institucioneve shëndetësore në Ferizaj. Në këto aktivitete u evokuan kujtimet nga lufta për çlirim e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, funksionimi i Spitalit Shpellë në Topillë të Shtimes ku u vendos një pllakë përkujtimore si dhe u vlerësua e nderua lartë kontributi i mjekëve të luftës në luftën tonë për çlirim.

May be an image of 6 people, Stari Most, the Western Wall and text

May be an image of 10 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …