Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu përmes një postimi në facebook ka shkruar se Gremja, Gaçka, Doganaj, Pleshina, Zaskoku, Dubrava e Burrniku tashmë kanë ndarë mendjen, se me 12 tetor do të votojnë PDK-në dhe kandidatin e saj për kryetar, z. Agim Aliu.
Aliu ka shkruar se me 12 Tetor fitojnë qytetarët, vizioni i dëshmuar me punë, transformimi që ka emër e energjia e pashtershme për ta bërë çdo ditë më të mirë, qytetin e Ferizajt me fshatra.