Zv.kryetari Aliu priti në takim përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”

Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Bekim Azizi dhe zyrtarë të tjerë komunal kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e platformës “ Liria ka Emër”, në krye me Eliza Hoxhën. Gjatë këtij takimi u dha mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili pritet të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

Përndryshe përfaqësuesit e platformës prezantuan aktivitetet e tyre dhe falënderuan Komunën e Vitisë për përkrahjen, duke theksuar se ky marsh është një thirrje paqësore për respektimin e parimeve të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Agnesa Dauti fituese e Garave rajonale të recituesve të “Flakadanit të Karadakut 2026”

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut 2026”, sot janë mbajtur garat rajonale të …