leoni

107 Bujq nga komuna e Skënderajt përfitojnë freza dhe kositëse bari

Në një ceremoni të organizuar nga komuna e Skënderajt është bërë shpërndarja e pajisjeve bujqësore për bujqit e kësaj komune në kuadër të programit për zhvillim të bujqësisë.

Me këtë rast, 107 bujq kanë përfituar 97 freza dhe 10 kositëse bari, me çka do t’u lehtësohet shumë puna e tyre e përditshme.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së mjete bujqësore.

Kryetari Nura ka thënë se këto mjete bujqësore janë vazhdimësi e angazhimit të Qeverisjes lokale për të zhvilluar bujqësinë dhe ndihmuar bujqit.

Këto pajisje vijnë si rezultat i realizimit të projektit të përbashkët mes Komunës së Skenderajt dhe Organizatës Islamic Relief.

Kontrolloni gjithashtu

Ka filluar zbatimi i kontratës mes Komunës së Ferizajt dhe Kompanisë Kosovamed Healthcare Sh.p.k.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj ka filluar zbatimin e kontratës mes komunës së …