19 OJQ dhe klube sportive përfituese të thirrjes publike për vitin 2026

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, nënshkroi sot marrëveshjet për ndarjen e subvencioneve me 19 organizata joqeveritare dhe klube sportive përfituese të thirrjes publike për vitin 2026.

Përmes kësaj mbështetjeje, Komuna e Deçanit vazhdon të investojë në zhvillimin e sportit, kulturës dhe aktiviteteve rinore, duke krijuar mundësi më të mira për realizimin e projekteve me interes për qytetarët.

Kryetari Ramosaj u uroi suksese të gjitha organizatave përfituese, duke shprehur besimin se projektet e tyre do të sjellin rezultate pozitive dhe do të kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …