leoni

2️3-shi i Listës Fituese të AAK-së në Deçan, Sami CACAJ

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj në kuadër të prezantimit të kandidatëve për asamblenë komunale të Deçanit, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kësaj radhe ka preazntuar z. Sami Cacaj aktualishtë nënkryetar i komunës, i cili garon për asmblenë komunale si kandidat i AAK-së me numër 23.

“Kam kënaqësinë e veçantë që sonte të prezantoj si kandidat për Kuvendin Komunal të Deçanit, mikun dhe kolegun tim, Nënkryetarin e Komunës së Deçanit dhe Kryetarin e AAK-së për qytetin e Deçanit, z. Sami Cacaj, me numër 23 në listë.

Sami Cacaj është një nga aktivistët dhe veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare. Si student, ai u bë pjesë e lëvizjes për liri dhe më pas iu bashkua radhëve të luftës çlirimtare. Ai është vëlla i dëshmorit Nagip Cacaj, emër i nderuar që bashkë me shumë dëshmorë e luftëtarë u bë gurthemel i lirisë dhe pavarësisë sonë.

Të gjithë ata që e njohin, e njohin për maturinë, afërsinë dhe komunikimin e hapur me qytetarët. Për vite me radhë, Samiu ka qenë adresë e qytetarëve dhe e të gjithë atyre që kanë pasur nevojë për përfaqësim e mbështetje. Ai shquhet për përkushtim, punë të sinqertë dhe vizion të qartë për të ardhmen e Deçanit.

Për mua si Kryetar, për Aleancën dhe për qytetin e Deçanit, është nder dhe privilegj që Sami Cacaj është pjesë e listës fituese të AAK-së, ka shkruar në facebook, kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ka filluar zbatimi i kontratës mes Komunës së Ferizajt dhe Kompanisë Kosovamed Healthcare Sh.p.k.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj ka filluar zbatimin e kontratës mes komunës së …