leoni

2 Prilli – Dita Botërore e Autizmit

Autizmi nuk është kufizim, por një mënyrë e ndryshme e të shikuarit dhe të përjetuarit botën. Kjo ditë na fton të reflektojmë, të ndërgjegjësohemi dhe të bëjmë më shumë për një shoqëri ku çdo individ ndihet i pranuar dhe i vlerësuar.

Fëmijët dhe të rriturit me autizëm kanë nevojë për dashuri, mirëkuptim dhe një shoqëri gjithëpërfshirëse që u jep hapësirën dhe mundësitë e merituara. Nuk ka vend për paragjykime – vetëm për përkrahje dhe përfshirje!

Ata janë pjesë e botës, jo botë në vete!

Autizmi nuk zgjedh, ka shkruar në rrjetin e tij social, facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.!

PS. Faleminderit për këtë video të përgatitur nga ShFMU “Bajram Curri”, Krushë e Madhe!

Kliko në linkun  e mëposhtëm për të parë videon

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …