Kryetari Latifi takoj kryetarin e FFK-së Agim Ademi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i shoqëruar nga Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Atdhe Rama, u prit sot nga Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi.

Kryetari Latifi e uroj z. Agim Ademi për rizgjedhjen e tij dhe në takim diskutuan për standardizimin e fushave të futbollit sipas kritereve të UEFA-s, ku Kryetari Latifi mori mbështetje të plotë për këto projekte që do të përmirësojnë infrastrukturën sportive në komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …