Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit për mbështetjen ndaj të rinjve dhe nismave vullnetare.
Nominojeni një të ri apo të re, biznes, përfaqësues/e të diasporës, figurë publike apo vullnetar/e me kontribut jetësor që meriton të vlerësohet – ose vetënominohuni.
Afati: 25 tetor
Nxitoni, afati për nominime po afrohet!
Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit përkrahen nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe programi “EJA Kosovë” i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), i bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.