Kosova nuk mund të ecë drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave!

Sot, në Mitrovicë u mbajt takimi i katërt i Grupit Punues për Kosovën të Komitetit Evropian të Rajoneve (CoR), ku mori pjesë edhe kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ngritën shqetësimin për qasjen e Qeverisë Kurti ndaj pushtetit lokal dhe tendencën për t’ua marrë komunave kompetencat që u takojnë.

Demokracia forcohet duke u dhënë qytetarëve më shumë zë dhe mundësi për të vendosur. Komunat janë institucionet më të afërta me ta dhe i njohin nevojat e qytetarëve. Dobësimi i komunave është dobësim i demokracisë.

Decentralizimi, autonomia lokale dhe subsidiariteti janë parime themelore të Evropës që synojmë. Nuk mund të kërkojmë integrim evropian, ndërkohë që largohemi nga këto parime në praktikë.

Kosovës i duhen komuna të fuqishme dhe institucione që bashkëpunojnë. Si Kryetar i Prishtinës, do të vazhdoj ta mbroj autonominë lokale gjithmonë.

Më shumë autonomi për komunat. Më shumë pushtet për qytetarët, ka shkruar kryetari Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Performancën Komunale diskutoi aktivitetet dhe dokumentet për vitin 2026

Komisioni për Performancën Komunale në Komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e radhës për vitin 2026, …