Ermal Sadiku kritikon shpenzimet për importin e energjisë, mbi dy milionë euro vetëm brenda një dite

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar menaxhimin e sektorit energjetik në Kosovë, duke deklaruar se importi i energjisë elektrike i ka kushtuar vendit mbi dy milionë euro vetëm gjatë së shtunës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sadiku ka thënë se, krahas mosfunksionimit të blloqeve B1 dhe B2, jashtë funksionit ka dalë edhe blloku A3 i Korporatës Energjetike të Kosovës. Sipas tij, kjo situatë ka rritur nevojën për import të energjisë elektrike, duke shkaktuar shpenzime të mëdha financiare. Sadiku ka kritikuar përgjegjësit për gjendjen në sektorin energjetik, ndërsa ka thënë se barrën financiare të këtyre shpenzimeve e bartin qytetarët. “Faturën, si gjithmonë, e paguajnë qytetarët”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja dhe senatori amerikan dënojnë dhunën gjatë zgjedhjeve në Serbi

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për incidentet e dhunshme të raportuara në disa …