Kryetari i Vitisë Sokol Haliti me 30 qershor mbanë takimin e parë publik me qytetarë

Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti të enjtën me datë 30.06.2022 mban takimin e parë publik për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022. Me këtë rast njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Vitisë, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara se takimi publik me qytetarë do të mbahet në shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” duke filluar në ora 12.00. Në këtë takim qytetarët do të njoftohen për punët gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022, planifikimet për punët në vijim, gjithashtu qytetarët do të kenë mundësi të diskutojnë për kornizën afatmesme buxhetore (KAB) 2023-2025. Ky takim publik është i hapur dhe pjesëmarrësit kanë të drejtë të parashtrojnë pyetjet rreth zhvillimeve në komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …