leoni

KPF në Junik mbajti takimin e radhës

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Junikut i kryesuar nga Shpejtim Gacaferi mbajti sot takimin e radhës, ku i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoritë përkatëse dhe Kryetari i Komunës.

– Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Raportimi i të dhënave të përformancës për Komunën e Junikut për vitin 2020,

– Shqyrtimi i kërkesës për themelimin e Komitetit për Persona me Aftësi të Kufizuara,

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës të KKSB-së për vitin 2022,

– Miratimi i Marrëveshjes për Bashkëpunim Komunal- Ndërkombëtar,

– Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore ( KAB)-it Komunal 2023-2025,

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për Pronat e paluajtshme të Komunës për dhënie në shfrytëzim.

Të gjitha këto pika u diskutuan dhe u aprovuan që të kalojnë në Kuvendin Komunal për diskutim dhe miratim. Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet në muajin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …