25 vjet më parë nisi sulmi i parë frontal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila përherë të parë edhe doli publikisht në zonën e Llapushës

Kryesuesi i Komitetit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në komunën e Malishevës, Ilaz Krasniqi udhëhoqi me mbledhjen e katërt, të komitetit dhe në kujtesë të nisjes së sulmit të parë frontal të UÇK-së dhe daljes së parë publike në zonën e Llapushës, ndër të tjera tha.”Pikërisht nesër më, 26 prill të viti 1998, bëhen njëzet e pesë vjet të sulmit të parë frontal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të njësiteve ”LUMI” dhe ”PËLLUMBI”, që kishin zënë pozicionet luftarake, në magjistralen Pejë- Prishtinë, mes fshatrave Balincë dhe Gjurgjicë, ku për disa orë u zhvilluan, luftime të ashpra mes forcave çlirimtare të UÇK-së si dhe policisë pushtuese serbe, ku nga ana e pushtuesit pati dëme të konsiderueshme në mjete luftarake dhe humbje tjera, prandaj vazhdoi Krasniqi, ”ky sulm frontal njëherit është edhe sulmi i parë, si dhe dalja e parë publike e UÇK -së në zonën e Llapushës, Malishevës, dhe i tregoi botës demokratike se jemi të vendosur me luftu deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës”, për këtë simbolikë të fuqishme edhe ka hyrë në kalendarin e datave historike, përfundoi Krasniqi. Në vazhdim të takimit, anëtarët e Komitetit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, takuan dhe biseduan edhe me Kryetarin e Invalidëve të UÇK-së dega në Malishevë, Fatmir Buçajn dhe atë të Martirëve dhe të zhdukurve të luftës, Hysen Kryeziun.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …