Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka bërë një postim në rrjetin e tij social facebook: "26 vjet dhembje e pikëllim, pa më të dashurit! 26 vjet mungesë drejtësie për viktimat e familjarët e tyre, që u masakruan veç pse ishin shqiptarë nga Serbia gjakatare, Serbia gjenocidiale. Kujtojmë sot e sa të jetë jeta, dëshmorët e martirët e lirisë, të rënët e Reçakut, gjaku i së cilëve hodhi themelet e lirisë së Kosovës! Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës! Agim Aliu- kryetar i komunës së Ferizajt