Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka mirëpritur të mërkurën në një takim Drejtuesit e Kuvendit të të Rinjve në Ferizaj, prirë nga Kryetarja Laureta Osmani dhe nënkryetarët Olta Neziri dhe Ylljon Jashari.
Kryetari Aliu gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë ferizajas theksoj nevojën mbi bashkëpunimet në dobi të politikave rinore në Ferizaj, veçanërisht fuqizimin e rolit të të rinjve në vendimmarrjen lokale.