Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për një ushtrim që do të realizohet bashkë me ushtrinë amerikane, kroate dhe shqiptare. Ushtrimet do të fillojnë nga data 21 shtator dhe do të vazhdojnë deri më 2 tetor. Ushtrimi do të quhet “Valor Shield 2026”, dhe do të realizohet në Drenas, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Prishtinë, dhe në drejtim të këtyre qyteteve do të ketë lëvizje të makinerisë. “Njoftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 21 Shtator deri me 02 Tetor 2026 Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga SHBA, Kroaci dhe Shqipëri do të realizojnë ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026″. Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të komunës së Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës. Kjo lëvizje do të bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftim e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
