Komuna e Rahovecit organizon aksionin për Ditën e Pastrimit, me qëllim të krijimit të një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë.
Aksioni zhvillohet nga e premtja me 18 shtator deri të hënën me 21 shtator, në të gjitha zonat e përcaktuara sipas agjendës së pastrimit.
Komuna fton qytetarët, institucionet, bizneset dhe të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë që t’i bashkohen këtij aksioni.
Ta mbajmë Rahovecin të pastër – kujdesi për mjedisin është përgjegjësi e përbashkët, thuhet në njoftimin e komunës së Rahovecit.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
