Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur ngushëllime për familjet e dy të rinjve nga kjo komunë, Leart Morinës nga Sopniqi dhe Berhan Zekës nga Pataqani i Poshtëm, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani.
Latifi ka thënë se lajmi për vdekjen e tyre e ka tronditur thellë, ndërsa në emër të tij dhe të Komunës së Rahovecit ka shprehur solidaritet me familjet e të ndjerëve.
Ai u ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjeve Morina dhe Zeka, të afërmve dhe miqve të tyre, për këtë humbje të rëndë.
“Learti dhe Berhani pushofshin në paqe!”, ka shkruar Latifi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
