Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Keqardhja e Marta Kos nuk mjafton

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pas deklarimit të komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila shprehu keqardhje për interpretimin e një kënge nacionaliste serbe gjatë koncertit të organizuar në prag të Forumit të Zgjerimit në Bruksel. Çitaku e ka cilësuar rastin si skandal dhe provokim të hapur ndaj Kosovës, duke vlerësuar se shprehja e keqardhjes nga komisionerja nuk është përgjigje e mjaftueshme për atë që ndodhi në një aktivitet të organizuar në kuadër të një forumi evropian. Ajo ka kërkuar nga Komisioni Evropian sqarim institucional, kërkimfalje dhe garanci se raste të tilla nuk do të përsëriten, duke kundërshtuar përpjekjen për ta kufizuar përgjegjësinë vetëm te muzikantët që interpretuan këngën. “Në një forum për të ardhmen evropiane të rajonit, interpretimi i një melodie nacionaliste serbe që ushqen pretendime ndaj Kosovës është skandal dhe provokim i hapur”, ka deklaruar Çitaku. Ajo ka ngritur gjithashtu dilemat nëse bëhej fjalë për injorancë apo veprim të qëllimshëm, duke theksuar se asnjëra mundësi nuk e përjashton përgjegjësinë institucionale.  “Përkushtimi ynë ndaj BE-së mbetet i palëkundur. Pikërisht për këtë, kërkojmë përgjegjësi në emër të vlerave evropiane”, ka shkruar ajo, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të aktivizojnë mekanizmat diplomatikë dhe institucionalë për trajtimin e këtij rasti.

Kontrolloni gjithashtu

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin e pengimit të drejtësisë në Hagë

Aktgjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të akuzuarve të tjerë në rastin …