Shpresa Bajraktari: 17 NËNTOR 1944 GEZUAR FESTËN E ÇLIRIMIT, TIRANA JONË HEROIKE!

82 VJET NGA ÇLIRIMI I TIRANËS SË KUQE! – 17 NËNTOR 1944 – 17 NËNTOR 2026!

Beteja për çlirimin e Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, filloi më 29 tetor dhe përfundoi më 17 nëntor 1944, duke sjellë fitoren e çlirimit të Tiranës.

Ajo u realizua me sukses, sipas planit operativ-strategjik të Shtabit të Përgjithshëm të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të përpunuar nga vetë Enver Hoxha.

Kjo përbën një nga epopetë më të ndritura dhe më të lavdishme të popullit shqiptar.

Lufta për çlirimin e Tiranës ishte një luftë frontale dhe një nga luftërat më të mëdha, më të ashpra dhe më të suksesshme të Ushtrisë Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve!

Kjo betejë u zhvillua sipas planit operativ-strategjik të përpunuar nga Komandanti i Përgjithshëm i UNÇL-së, Enver Hoxha.

Më 29 tetor 1944, me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, gjeneral-kolonel Enver Hoxha, Divizioni i Parë Sulmues, në përbërje të të cilit morën pjesë Brigada e Parë, e Dytë dhe e Katërt, nisi sulmin për çlirimin e Tiranës.

Luftimet për çlirimin e Tiranës vazhduan rrugë më rrugë, barrikadë më barrikadë dhe shtëpi më shtëpi. Një kontribut të madh në këtë luftë dhanë edhe qytetarët tiranas.

Populli i Tiranës i mirëpriti partizanët, duke i ndihmuar me ushqime dhe me gjithçka që kishin në dispozicion.

Si rezultat i kësaj lufte të ashpër dhe të suksesshme, mëngjesin e 17 nëntorit 1944, qëndresa e armikut u thye dhe Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, u çlirua.

Gjatë 19 ditëve të luftimeve, forcat gjermane lanë më shumë se 2 000 të vrarë, ndërmjet tyre edhe oficerë madhorë të identifikuar, si dhe shumë të plagosur. U zunë më shumë se 300 robër dhe një sasi e konsiderueshme materialesh luftarake.

Nga forcat partizane pati 417 të vrarë, të cilët mbetën pishtarë të pashuar, duke shkruar me shkronja të arta pavdekësinë e tyre.

Ne jemi krenarë dhe mburremi me trimërinë dhe sakrificat e luftëtarëve trima, me heroizmin e tyre, të cilët luftuan jo për vete, por për të çliruar Tiranën nga pushtuesit e huaj.

Këtë luftë e organizoi, e frymëzoi, e udhëhoqi dhe e drejtoi Enver Hoxha dhe PKSH-ja, të cilët e çliruan vendin me forcat e tyre, pa ndihmën e Ushtrisë së Kuqe apo të të tjerëve.

Lavdi 17 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Tiranës!

Lavdi 82-vjetorit të Çlirimit të Tiranës!

Lavdi dëshmorëve të LANÇ-it!

Lavdi komandantit strateg, Enver Hoxha!

Shpresa Bajraktari

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI: PSE E DUA LABËRINË? - Kënga labe, nuk është vetëm një grup njerëzish që këndon, por një histori e tërë që ngrihet në këmbë, një botë që flet me gjuhën e vet dhe një traditë që kërkon të jetojë edhe te brezat që vijnë.

Albert Z. ZHOLI: PSE E DUA LABËRINË? – Kënga labe, nuk është vetëm një grup njerëzish që këndon, por një histori e tërë që ngrihet në këmbë, një botë që flet me gjuhën e vet dhe një traditë që kërkon të jetojë edhe te brezat që vijnë.

E dua Labërinë, sepse në këtë copëz të bekuar të Shqipërisë, natyra, historia, kënga dhe …