Mehmet Bislimi: 2 NËNTORI

Mehmet Bislimi: Bacë Osmani

Sot është 2 nëntori …  
a thua do të trokas dikush  
në derën e vjetër prej druri
aty pranë tek dera
tek oborri
tek trualli

po  
ka dhe s’ka mundësi  
tani në breg të diellit  
bëhet fushatë  
hahet mish i pjekur  
dikush edhe e ha  
bukën thatë  
dikush pi raki  
dikush bënë tregti  
dikush lypës  
dikush zotëri  
dikush servil  
dikush hafi

në breg të diellit  
ku dielli ngrohtësinë fali  
ranë  
bijtë e kësaj toke  
ranë  
Afrim e Fahri djali

… mos qoftë e thënë  
të kenë harruar ata këtë ditë  
ata  
që dikur bukën e ngrohtë  
nga duar e nënë Qamilës  
kanë ngrënë!  
ata që me bacë Osmanin dikur  
netët kanë zbardhë  
jo  
edhe nëse është kështu  
nuk dua të besoj  
jo  
nuk dua që sonte gjumin  
me ndrojtje ta bëj  
sonte jam me ty bacë Osmani  
atje tek shelgu në oborr  
ulu e ndeze një cigare  
dhe  
me hijen time fol  
se dheu për të gjallë na treti  
kaq të shkapërderdhur
prapë
ky 2 nëntor    

na gjeti  
mos qajë për ata që ranë  
qajë për ne  
që jemi e nuk jemi gjallë!  

(nëntor, 2017)
Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. Zholi: Anita Bitri, kënga që s’e harron as deti

Në Sarandë, në janar, kur dimri kish ftohtësi, Më tetë lindi Anita, një rreze dashurie,Me sy që mbanin ëndrra, me buzë që veç këndonin,Dhe dallgët e së ardhmes në shpirt ia pëshpëritnin. Vajzë e vogël, plot gjallëri, me shpirtin fluturak,Recitonte vargje të bukura, këndonte pa u ndalë,Në botën e fëmijërisë, si lule çelte çdo ditë, Dhe zëri i saj i ëmbël premtonte ardhmëri e dritë. Vlorën e deshi shumë, me detin u miqësua,Në bregun e kaltër, sa herë që ajo shkoi,  i flisnin butë, era këngë i dhuronte, Dhe zemra e Anitës me nota përgjigjej, këndonte. O det i kaltër, i pafund, më jep një melodi, Të bëhem zë i ëndrrave, të fal veç dashuri! Dhe dallga ia kthente me shkumë e me fllad,  ditë do të të njohë larg, çdo qytet e çdo fshat. Me violinën në duar, me shpirtin përmbi re, Ajo ndiqte ëndrrën e bukur, që zemra ia rrëfeu,Vaçe Zelën si yll e mbante në kujtim, Dhe skenën e ëndërronte si tempull të frymëzimit. Kur mbushi gjashtëmbëdhjetë, këngës iu përkushtua, …