Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve protestues, duke vendosur sërish “Sofrën e Gurtë” para godinës së Kryeministrisë. Mbi tryezën prej guri janë vendosur disa letra me mbishkrimin “Dialog”, ndërsa Rama i ka shoqëruar pamjet e publikuara në rrjetet sociale me mesazhin “Mirëmëngjes”. Ai ka deklaruar vazhdimisht se është i gatshëm të dëgjojë shqetësimet e studentëve dhe të diskutojë kërkesat e tyre, pavarësisht dallimeve në qëndrime.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
