Alarm për politizimin e administrimit të zgjedhjeve, në shënjestër pozitat e zyrtarëve komunalë të KQZ-së

Ndryshimi i mënyrës së administrimit të zgjedhjeve në nivel komunal po ngre shqetësime për politizimin e mundshëm të procesit zgjedhor në Kosovë. Në kuadër të KQZ-së, janë shqyrtuar rekomandime për ndryshimin e pozitës dhe përgjegjësive të zyrtarëve ekzekutivë të komisioneve komunale të zgjedhjeve, shumë prej të cilëve i ushtrojnë këto funksione prej 15 deri në 20 vjetësh. Sipas gazetës, nisma lidhet me një përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ gjatë mandatit të kaluar, ndërsa zyrtarë të këtij institucioni, duke folur në kushte anonimiteti, kanë shprehur shqetësimin se ndryshimet e mundshme mund të cenojnë pavarësinë dhe vazhdimësinë profesionale të administrimit të zgjedhjeve. Në rekomandimet e përgatitura nga KQZ-ja propozohet rishikimi dhe ricaktimi i detyrave dhe përgjegjësive të zyrtarëve ekzekutivë të komisioneve komunale, si dhe shqyrtimi i mundësisë që këto funksione të mbulohen nga staf i përkohshëm i administratës shtetërore, në nivelin e ulët ose të mesëm drejtues. Shqetësimet lidhen edhe me një praktikë të zbatuar në zgjedhjet e fundit parlamentare të 7 qershorit 2026. Pas dështimit të konkursit përkatës, KQZ-ja kishte emëruar zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit Civil dhe të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë në krye të komisioneve komunale të zgjedhjeve në Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Paralajmërimi për aflatoksinat u dëshmua i saktë, Qeveria neglizhoi sigurinë ushqimore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar pas konfirmimit zyrtar të …