Jeton Zulfaj kërkon llogari nga BE-ja, për këngën nacionaliste serbe

Ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosova, Kosova” në mbrëmjen hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, më 15 nëntor në Bruksel ka reaguar edhe kryenegociatori Jeton Zulfaj e ka cilësuar ngjarjen skandaloze dhe të papranueshme. Megjithatë, rrethanat e këtij rasti bëhen edhe më problematike për shkak se Kosova nuk ishte ftuar në edicionin e dytë të Forumit të Zgjerimit të BE-së, që po mbahet më 15 dhe 16 nëntor në Bruksel. Në një forum që synon të prezantojë perspektivën evropiane dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, mungesa e Kosovës si pjesëmarrëse, e shoqëruar me interpretimin e një kënge që vë në pikëpyetje integritetin e saj territorial, kërkon më shumë sesa një shpjegim formal. Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, përballen kështu me kërkesën për të sqaruar se si u lejua një përmbajtje e tillë në programin e një aktiviteti zyrtar evropian dhe nëse do të ketë përgjegjësi për mënyrën e organizimit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Abit Hoxha: Pritjet nga Apeli në Hagë janë shumë të ulëta, beteja diplomatike duhet të zhvillohet në Bruksel

Profesori Abit Hoxha ka shprehur pritje të ulëta për zhvillimet ligjore dhe diplomatike në procesin …