Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ka bërë të ditur se është nisur drejt Hagës, ku më 17 nëntor pritet të shpallet aktgjykimi në rastin gjyqësor për administrimin e drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Kilaj ka thënë se pret drejtësi, duke ritheksuar mbështetjen e tij për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Po nisem për në Hagë! Më 17 nëntor e kemi verdiktin nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Pres drejtësi! Sido që të jetë, gjithmonë-përjetësisht do të jem me Çlirimtarët!”, ka shkruar Kilaj. Aktgjykimi ndaj tij, Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit pritet të shpallet të martën, nga ora 10:00.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
