Avdullah Hoti: Kam përshtypjen se anëtarët e kabinetit të Kurtit janë të trajnuar për të mashtruar publikun

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar kabinetin qeveritar të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për mashtrim të publikut dhe mungesë të rezultateve në realizimin e projekteve. Hoti ka deklaruar se ka krijuar përshtypjen se anëtarët e kabinetit qeveritar janë të përgatitur për të dhënë informacione që, sipas tij, e mashtrojnë opinionin publik. “Kam përshtypjen që krejt këta në kabinet e kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun, se s’ka ndryshe si me e thënë”, ka deklaruar Hoti. Ai ka kritikuar edhe ritmin e realizimit të projekteve infrastrukturore, duke theksuar se qeveria po hyn në vitin e shtatë të qeverisjes pa arritur të dëshmojë përparimin e pritur në këtë drejtim. “Në janar fillon viti i shtatë i qeverisjes. Edhe nën supozimin që ato projekte që janë bërë më herët nuk janë bërë si duhet, është dashtë me i rishiku. Është dashtë prej fillimit me nis, me e projektu një autostradë, me e nis prej fillimit”, ka thënë Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka gjetur parregullsi në rastin e Arlinda Zekajt

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka gjetur parregullsi në rastin e …