Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: TËRHIQEM VULLNETARISHT!

  • Në vend të reagimit tim

    Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, veteranit, pjesëtarit etj.

    Kërkesë:

    Më shumë mirësi dhe respekt, kërkoj që emri im, të tërhiqet nga lista e veteranit të luftës së UÇK-ës, që mbanë numrin rendor 66 të Statusi i Veteranit!
    Që nga mosha ime rinore (në mundësitë e mia), jam përpjekur t’i përgjigjem zërit të atdheut për lirinë e të cilit obligohemi të gjithë. As njëherë nuk kam pranuar dhe nuk dua të pranoj privilegje që mund të dalin nga këto obligime!
    Unë ndihem përjetësisht borxhli ndaj atdheut- atdheu nuk më ka asnjë borxh mua!

    Prandaj:

    Kërkoj publikisht nga Komisioni i lartshënuar që të tërhiqet emri im (me numër rendor 66), nga lista e “Statusit të Veteranit”.
    Unë veten e konsideroj vetëm luftëtar të lirisë dhe asgjë më shumë!

    Me shumë përzemërsi
    CH-11-06-2015
    Kreuzlingen

    P.S.

    Atëherë (sa po është publikuar kjo listë, unë kam pasur numrin rendor 66. Në listën e tanishme figuron numri 245). Cilido qoftë numri rendor, atëherë dhe tani, kudo që cektë emri im, tërheqja ime vullnetare nuk ndryshon. Këtë e kam bërë publikisht me datë 11.06.20215.

    faleminderit për mirëkuptim.
    CH-15-11-2026
    Mehmet Bislimi  

 

Po e publikojmë edhe reagimin e datës 11.06.2015,

Pas daljes publike të listës së veteranëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së në kuadër të fondit “Vendlindja Thërret”, Mehmet Bislimi, veteranë i çështjes kombëtare, ka bërë publike largimin e tijë nga kjo listë. Bislimi akuzon komisionin qeveritarë për verifikimin e pjesëtarëve të UÇK-së, se ka bërë barazimin e luftëtarëve me ata që e sabotuan, penguan, mohuan duke i fut në listë edhe fëmijë nën moshën 15 vjeçe.

Ja reagimi i plotë:

Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, veteranit, pjesëtarit etj.

Kërkesë:

Më shumë mirësi kërkoj që emri im, të tërhiqet nga lista e veteranit të luftës së UÇK-ës, që mbanë numrin rendor 66, të “FVTH”- Statusi i Veteranit!

Që nga mosha ime rinore (në mundësitë e mia), jam munduar ti përgjigjem zërit të atdheut për lirinë e të cilit obligohemi të gjithë. As një herë nuk kam pranuar dhe nuk dua të pranoj privilegje që mund të dalin nga këto obligime!

– Unë ndihem përjetësisht borxhli ndaj atdheut- atdheu nuk më ka asnjë borxh mua!

Prandaj si vijon:

kërkoj publikisht nga Komisioni i lartshënuar që të tërhiqet emri im (me numër rendor 66), nga lista e “Statusit të Veteranit”. Unë veten e konsideroj vetëm luftëtarë të lirisë dhe as gjë më shumë!

Kjo, edhe për faktin e devalvimit të këtyre listave deri në banalitet. Konsideroj se nuk mund të jenë veteran të gjithë njësoj; edhe ata që vërtetë u përgjakën, edhe ata që luftën tonë çlirimtare e mohuan, e penguan, e sabotuan, madje për të qenë absurdi edhe më i madh në ato lista ka edhe të atillë, që në kohë lufte ishin fëmijë, respektivisht nën moshë 15 vjeçe- tani Veteran!

Faleminderit për mirëkuptim, respekti dhe nderi i secilit në vend të vet!

11.06.2015, Kreuzlingen,

Me shumë përzemërsi

Mehmet BISLIMI.

Kontrolloni gjithashtu

Mr.Sc.Refik Hasani

Refik Hasani: 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶 – 𝗦𝗳𝗶𝗱𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗮𝘁 𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲𝘀𝘁 𝗶 𝗽𝗲̈𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗲̈ 𝗽𝗮𝗿𝗹𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗮𝗿𝗲

𝑈𝑛𝑖𝑓𝑖𝑘𝑖𝑚𝑖 𝑝ë𝑟 𝑡ë 𝑔𝑎𝑟𝑢𝑎𝑟 𝑚𝑒 𝑛𝑗ë 𝑙𝑖𝑠𝑡ë 𝑡ë 𝑝ë𝑟𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘ë𝑡 𝑝ë𝑟𝑚𝑒𝑠 “𝐾𝑜𝑎𝑙𝑖𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖𝑡 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟”, 𝑠𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑏𝑎𝑗𝑡𝑗𝑎 …