EP plenary session - The state of play of the EU's COVID-19 Vaccination Strategy

Eurodeputeti Kyuchyuk: Kosova meriton respekt, meloditë nacionaliste minojnë pajtimin

Eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk ka reaguar lidhur me lëshimin e melodisë së një kënge nacionaliste serbe në koncertin e organizuar në prag të “Forumit të Zgjerimit” në Bruksel, duke theksuar se Kosova meriton respekt dhe përfshirje në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Në një reagim në rrjetin social “X”, Kyuchyuk ka vlerësuar se promovimi i melodive nacionaliste në një ngjarje të organizuar në kryeqytetin e BE-së bie ndesh me frymën e pajtimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“​​Kosova meriton respekt të plotë dhe përfshirje në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Dhënia e skenës për meloditë nacionaliste në ceremoninë hapëse të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel minon frymën e pajtimit rajonal dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Në mbështetje të Kosovës dhe progresit të saj demokratik”, ka shkruar ai.

Reagimi i eurodeputetit vjen pas deklarimit të komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, e cila ka shprehur keqardhje për muzikën e këngës nacionaliste serbe të lëshuar gjatë koncertit, duke ua lënë përgjegjësinë muzikantëve për përzgjedhjen e melodisë.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj kërkon që të vazhdojë subvencionimi i qirave dhe pagave në sektorin privat deri në fund të këtij vit

Daut Haradinaj kritikon Qeverinë për krizën energjetike

Daut Haradinaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për gjendjen në sektorin energjetik, pas vendimit për …