Kanë filluar punimet në rrugën që lidh lagjet e fshatrave Klinë e Poshtme dhe Klinë e Mesme, një projekt infrastrukturore që synon përmirësimin e qarkullimit dhe krijimin e kushteve më të mira të lëvizjes për banorët e kësaj zone.
Ky investim ka rëndësi të veçantë për shumë familje, të cilat deri më tani nuk kanë pasur qasje të përshtatshme në rrugë publike. Me realizimin e këtij projekti, atyre do t’u mundësohet lidhje më e mirë me pjesët e tjera të fshatrave, duke lehtësuar lëvizjen dhe qasjen në shërbimet dhe hapësirat publike.
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore përbën një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të barabarta për të gjithë banorët, pavarësisht lagjes ku jetojnë. Njëkohësisht, ky projekt synon të lehtësojë qarkullimin e përditshëm dhe të përmirësojë ndërlidhjen ndërmjet dy lokaliteteve.
Përmes këtij investimi, po punohet që infrastruktura publike të jetë më funksionale, më e qasshme dhe në shërbim të nevojave konkrete të qytetarëve. Zhvillimi i infrastrukturës mbetet një nga elementet e rëndësishme për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e komunitetit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
