Screenshot

Bashkim Ramosaj: Jemi në terren dhe në shërbim të qytetarëve tanë!

Pas erërave shumë të forta që kanë përfshirë Deçanin gjatë natës së kaluar, ekipet emergjente të komunës kanë qenë në angazhim të vazhdueshëm, gjatë gjithë natës, për t’u përballur me situatën dhe për të reaguar në çdo rast të nevojshëm.
Edhe gjatë ditës së sotme, ekipet e NPL “Higjiena” dhe Njësisë së Zjarrfikësve janë në terren, duke punuar për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta dhe për rikthimin e gjendjes në normalitet.
Komuna e Deçanit i ka ofruar mbështetje KEDS-it për intervenimin dhe sanimin e shtyllave të dëmtuara elektrike në fshatrat Voksh, Drenoc, Gllogjan, Shaptej, Strellc, Gramaçel, si dhe në vendbanimet e tjera ku paraqitet nevoja.
Jemi në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha ekipet përgjegjëse, me qëllim që çdo situatë të trajtohet sa më shpejt.
Falënderoj të gjitha ekipet për angazhimin dhe punën e palodhshme, veçanërisht gjatë orëve të natës.
U bëj thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin zonat ku mund të ketë rrezik nga pemët, shtyllat apo elementet e dëmtuara nga era.
Jemi në terren dhe në shërbim të qytetarëve tanë!

BR

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sokol Haliti priti kryetarin e Havzës, diskutuan për bashkëpunim dhe mundësinë e binjakëzimit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot në takim kryetarin e Komunës së …