Kuvendi i Komunës në Malishevë
Komisioni Vlerësues Nr./ Datë;09.11.2026
Komisioni Vlerësues, i formuar sipas Vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, nr.02/111, dt.07.03.2024, si dhe duke vepruar sipas dispozitave Ligjore të Ligjit, nr.06/L-092, për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së palujtshme të komunës, neni 19, Rregullorës së Qeverisë së Republiëks së Kosovës ( QRK ) nr.09/2020, për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së palujtshme të komunës, neni 21 par.21.4, Thirrjes Publike për shprehjen e Interesit sipas Vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, Thirrja nr.02/300, dt.16.10.2026, Komisioni Vlerësues me datë 09.11.2026, bënë këtë,
NJOFTIM PUBLIK
Komisioni Vlerësues, duke vepruar në përputhje me Rregulloren e lartcekur dhe pas evidentimit e shqyrtimit të dokumentacionit përkatës, ka konstatuar se në kuadër të Thirrjes Publike — Njoftimit për Shprehjen e Interesit, me nr. 02/301, të datës 14.10.2026, brenda afatit ligjor është pranuar vetëm një (1) ofertë ekonomike, dhe atë nga:
Kompania ofertuese: Albi PROPER Sh.p.k, me seli në rrugën “Rilindja Kombëtare” Malishevë, me numër unik të biznesit; 811391698.
Bazuar në nenin 21, paragrafi 4, të Rregullores së Qeverisë së Republikës së Kosovës (QRK) nr. 09/2020 për Përcaktimin e Procedurave të Dhënies në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, Komisioni Vlerësues publikon ofertën e vetme ekonomike të pranuar në kuadër të thirrjes publike të lartcekur në Komunën e Malishevës, me këto të dhëna:
Ofertuesi: ALBI PROPER Sh.p.k.
Selia: Rr. “Rilindja Kombëtare”, Malishevë.
Numri unik i biznesit: 811391698.
Të dhënat e ofertës së operatorit :
Vlera e përfitimit ekonomik dhe financiarë të Komunës së Malishevës;
-Vlera e financimit të parkut publik në përfitim të Komunës së Malishevës 621.445.00 €.
-Vlera e propozuar e qirasë për periudhën 99-vjeçare: 118.000.00 €.
-Përfitimi ekonomik i Komunës së Malishevës në tërësi për 99 vite do të jetë, gjithsejtë : 739,445.00 €, ku
përfshihen investimet dhe mirëmbajtja e parkut publik si dhe qiraja vjetore për çdo vit.
Vlera e investimit: 3,257,080.00 €, sipas dokumentacionit të ofertës.
Numri i punëtorëve: Fazen fillestare 30 punëtorë ndërsa në vazhdimëi si dhe gjatë sezonave deri 50 punëtorë.
Sipërfaqja e kërkuar: 3.86.64/ ha.
Afati i propozuar pëi fillimin dhe realizimin e investimeve: 24 muaj.
E drejta e ankesës
Palët e pakënaqura, të cilat kanë interes juridik dhe janë të ndërlidhura me këtë procedurë, kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë Komisionit për Ankesa në kuadër të Komunës së Malishevës, të formuar sipas Vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, në përputhje me nenin 8 të Rregullores përkatëse, brenda afatit prej shtatë (7) ditësh nga dita e publikimit të këtij njoftimi.
Procedura e mëtejme
Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e ankesave dhe shqyrtimit të tyre, nëse ka të tilla, Komisioni Vlerësues do të përgatisë raportin me shkrim për punën e tij, i cili do t’i paraqitet Kuvendit të Komunës së Malishevës për diskutim dhe votim.
Raporti përfundimtar do t’i bashkëngjitet edhe oferta ekonomike e paraqitur në kuadër të Thirijes Publike për Shprehjen e Interesit.
Pas procedimit të raportit dhe dokumentacionit përkatës, vendimmarrja dhe përcaktimi i procedurave të mëtejme lidhur me këtë çështje mbeten në kompetencën dhe autoritetin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Njoftimi publilkohet më 09.11.2026.
Komisioni vlerësues:
- Muharrem Morina- Kryesues i Komisionit,
- Hafir Rexha-anëtar,
- Fitim Shala- anëtar,
- Rifat Mazreku- anëtar,
- Dibran Kastrati-anëtar,


Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
