Komuna e Skenderajt dhe UNDP vazhdojnë mbështetjen për bizneset lokale, synohet rritja e konkurrueshmërisë dhe zhvillimi ekonomik

Komuna e Skenderajt, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, po vazhdon mbështetjen për ndërmarrjet lokale, përmes një programi që synon fuqizimin e bizneseve dhe përmirësimin e kapaciteteve të tyre për zhvillim.

Mbështetja përfshin konsulencë të dedikuar për bizneset, pajisje moderne dhe përmirësimin e imazhit vizual, me qëllim të avancimit të veprimtarisë së tyre dhe rritjes së konkurrueshmërisë në treg.

Pas rezultateve të fazës së parë, bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe UNDP-së po hyn në një fazë të re, duke krijuar mundësi shtesë për zhvillimin e ndërmarrësisë dhe forcimin e ekonomisë lokale.

Për rëndësinë e këtij projekti, përfitimet për bizneset dhe synimet e Komunës në këtë drejtim ka folur drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Besarta Meha-Ademi.

Ajo ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes konkrete për ndërmarrjet lokale, të cilat përbëjnë një ndër shtyllat e zhvillimit ekonomik të komunës.

Përmes këtij bashkëpunimi, Komuna e Skenderajt dhe UNDP-ja synojnë krijimin e kushteve më të mira për bizneset, nxitjen e inovacionit dhe ndërtimin e një ekonomie lokale më konkurruese e të qëndrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva intensifikon fushatën kundër trafikimit me qenie njerëzore, vetëdijesohen edhe nxënësit

Komuna e Malishevës po vazhdon angazhimin për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore, përmes aktiviteteve …