NATO: Hapja e hapësirës së ultë ajrore të Kosovës e përmirëson dukshëm të trafikut ajror civil drejt Prishtinës

Hegseth përmend Kosovën dhe ndërhyrjen e NATO-s më 1999, në mbrojtje të vetes përballë nismës për shkarkim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka përmendur ndërhyrjen ushtarake në Kosovë më 1999, gjatë presidencës së Bill Clintonit, në mesin e operacioneve të mëparshme ushtarake amerikane, për të cilat tha se nuk kanë çuar në shkarkimin e sekretarëve të Mbrojtjes. Në një konferencë për media në Pentagon, më 10 nëntor, Hegseth iu kundërpërgjigj nismës së kongresistit republikan Thomas Massie për shkarkimin e tij, duke argumentuar se drejtimi i operacioneve ushtarake, të cilat ai i konsideron të ligjshme, nuk përbën bazë për largimin e një sekretari të Mbrojtjes. “As nën Reaganin në Liban, as nën Clintonin në Kosovë, as nën Obamën në Irak dhe Siri, as nën Bidenin në Irak dhe Siri. Ky është standardi”, deklaroi Hegseth, duke iu referuar ndërhyrjeve ushtarake të administratave të mëparshme amerikane. Përmendja e Kosovës lidhet me fushatën ajrore 78-ditore të NATO-s kundër forcave jugosllave në vitin 1999, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, me synimin për t’i dhënë fund dhunës dhe dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe. Deklarata e Hegsethit e rikthen ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë më 1999 në diskursin e politikës amerikane, këtë herë si shembull i përdorur nga shefi i Pentagonit në mbrojtje të ligjshmërisë së operacioneve ushtarake amerikane. /REL/

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 8.4 miliardë euro vlerë metalesh në mbetjet industriale të Trepçës

Mbetjet industriale të Trepçës, të grumbulluara ndër dekada në deponi nëpër Kosovë, përmbajnë metale me …